E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti rom, reagon Bashkia, strehë të përkohshme tek”1 Maji”

Duket se institucionet nuk kanë qëndruar të shurdhëra përballë problemit të strehimit të romëve, që gjenden mysafirë në institucionin e Avokatit të Popullit. Vetë Bashkia e Tiranës ka shprehur gadishmërinë për një strehim të përkohshëm për 52 personat e komunitetit rom, transferimi i të cilëve do të bëhet gjatë ditës së sotme. Në një njoftim për shtyp të Bashkisë theksohet:
 

“Bashkia e Tiranës po bën gati strehën e përkohshme për 52 personat e komunitetit rom, që kanë mbetur pa strehë dhe brenda ditës së sotme do të realizohet transferimi i tyre, në palestrën e shkollës 1 maji.
 

Në bashkëpunim me partnerët socialë, Bashkia do të krijojë kushtet e nevojshme jetike për këta persona. Ndërkohë, Bashkia ka siguruar çadra dhe mjete të tjera të nevojshme, në raste të ngjashme emergjencash.
 

Bashkia e Tiranës siguron se është e ndjeshme ndaj këtij fenomeni dhe ka ngritur një grup pune, që do të trajtojë në vazhdimësi emergjenca të kësaj natyre”.
 

Kjo është dita e dytë që 8 familjet rome strehohen tek Avokati i Popullit. Nga temperaturat e ulëta, 2 fëmijë janë nisur me urgjencë në spital, ndërkohë që Avokati i Popullit dhe ambasada e BE në Shqipëri ndihmuan me ilace.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›