Sequi: Integrimi i romëve një nga 12 prioritetet kyçe për në BE
Bashkimi Europian kërkon zgjidhje të menjëhershme të strehimi të romëve, të cilët gjendjen në ambjentet e Avokatit të Popullit. I deleguari i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi pas takimit me Avokatin e Popullit tha se ne japim para për këtë shtresë që është në vemendje parësore të Europës.
“Sot nënshkruam një marrëveshje financiare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe brenda saj ndodhet edhe 1.5 milionë euro në mbështetje për komunitetin rom. Kjo marrëveshje tregon edhe arsyen që BE-ja i jep përfshirjes të komunitetit rom në shoqëri. Kjo është edhe arsye që një nga 12 prioritet që i kërkohet Shqipërisë ka të bëjë me përfshirjen e komunitetit rom. Prania ime këtu tregon mbështetjen time për zyrën e Avokatit të Popullit dhe ardhja ime këtu është në përputhje absolute me angazhimin e BE-së për komunitetin rom” ka theksuar Sequi.
Zgjidhje të menjëheshme ka kërkuar edhe ambasadorja zviceriane, Yvana Enzler, një tjetër diplomate që pa nga afër gjendjen e romëve tek Avokati i Popullit.
Vetë mikëpritësi i 8 familjve rome, Avokati i Popullit tha se institucionet janë vënë në lëvizje për një zgjidhje sa më emergjente.
Kjo është dita e dytë që 64 romët midis të cilëve 37 fëmijë strehohen tek Avokati i Popullit. Pa një zgjidhje për strehimin e tyre këta banorë thonë se do të qëndrojnë në këtë ambjent. Nga temperaturat e ulëta, 2 fëmijë janë nisur me urgjencë në spital, ndërkohë që Avokati i Popullit dhe ambasada e BE në Shqipëri ndihmuan me ilace.