E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani për romët: Falenderojmë Bashkinë, por kjo s`është zgjidhje

Pas deklaratës së Bashkisë për strehimin e komunitetit rom ka reaguar Avokati i Popullit. Totozani shprehet se “e falenderojmë bashkinë e Tiranës por këta familjarë romë duan një zgjidhje përfundimtare dhe trajtim në mënyrë më dinjitoze të cëshjes. Më herët Bashkia përmes një njoftimi për shtyp bëri me dije se do të bëjë strehimin e përkohshëm të 52 personave të komunitetit rom, transferim ky që do të bëhet gjatë ditës së sotme në palestrën e shkollës 1 maji. Në bashkëpunim me partnerët socialë, Bashkia theksoi se do të krijojë kushtet e nevojshme jetike për këta persona, ndërkohë që ka siguruar çadra dhe mjete të tjera të nevojshme, në raste të ngjashme emergjencash.
Kjo është dita e dytë që 8 familjet rome strehohen tek Avokati i Popullit. Nga temperaturat e ulëta, 2 fëmijë janë nisur me urgjencë në spital, ndërkohë që Avokati i Popullit dhe ambasada e BE në Shqipëri ndihmuan me ilace.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›