Plagosen bashkefshatarin, kapen 2 vellezer
FIER - Dy vellezer nga fshati Verri i komunes Mbrostar te Fierit u ndaluan mbremjen se djeshme nga policia, pasi tentuan te vrasin me arme zjarri te prodhimit artizanal nje bashkefshatarin e tyre per motive te dobeta . Burime zyrtare te policise se Fierit thane se vellezerit Altin dhe Sandri Ferra, perkatesisht 30 dhe 44 vjec, u ndaluan nga policia, pasi akuzohen per "vrasje te mbetur ne tentative ne bashkepunim dhe prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake. Ngjarja ndodhi ne fshatin Verri, ne vendin e quajtur "Kthesa e Kallmit", kur dy vellezerit i kane dale perpara bashkefshatarit dhe fqinjit te tyre, Gezim Selimi, duke e qelluar me arme zjarri. Selimi eshte derguar ne spitalin e qytetit ne gjendje te rende.