Komunizmi ne EULEX Nga Nebih Maxhuni
Nait Hasani, deputet i Kuvendit te Kosoves nga radhet e PDK-se, padine qe e ka bere kunder udheheqesve te Kosoves ne kohen e ish-Jugosllavise dhe pjesetare te aparatit shteteror te asaj kohe, tashme e ka dorezuar edhe ne EULEX. Pervec EULEX`it, kjo padi tashme eshte deponuar dhe ne Prokurorine Publike te Qarkut ne Prishtine dhe ne Prokurorine Speciale te Kosoves. Gazeta ka arritur ta siguroje kete padi, e cila eshte dorezuar ne EULEX me 29 korrik 2010. Padise i jane shtuar edhe emrat e shtate personave qe kane qene ne funksione te ndryshme ne kohen e ish-Jugosllavise.
Hivzi Sylejmani, Bajram Tmava, Bajram Maraj, Mehmet Hoxha, Kole Shiroka, Syrja Popovci, Kurtesh Salihu, Riza Sapunxhiu jane emrat e rinj qe jane futur ne kallezimin penal qe eshte dorezuar ne Prokurorine e EULEX-it. Ne padi thuhet se ne baze te nenit 198 paragrafi 1 te KPPK-se thuhet se plotesohet, precizohet, zgjerohet dhe permiresohet kjo padi ndaj 39 udheheqesve ne kohen e ish-Jugosllavise. Te paditurit e mehershem nga deputeti Nait Hasani jane Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Rexhai Surroi, Ymer Pula, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Sahit Zatriqi, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci, Rrahman Morina, Jusuf Zejnullahu, Hashim Rexhepi, Mete Kuci, Mehmet Lumi, Hasan Mehmeti, Ibush Kllokoqi, Nazmi Mustafa, Xhemshit Duriqi, Hazer Susuri, Nike Lumezi, Miftar Jasiqi, Hilmi Zhitia, Rexhep Haxhimusa dhe Vesel Latifi.
Sipas kesaj padie, e cila eshte dorezuar nga avokati Bajram Krasniqi, i autorizuar nga deputeti Nait Hasani, thuhet se keta persona akuzohen per vepra penale krime kunder njerezimit, gjenocid e vepra te tjera te renda penale. Deputeti i PDK-se ka thene se keta persona jane pjesemarres te Masakres se Tivarit, te Lidhjes se Dyte te Prizrenit, te Byrose Informative te njohur si Gol Otok, te shpernguljes masive, ose aksionit te armeve ne kohen e Rankovicit dhe mbeshtetes te politikes se Rankovicit per shpernguljen e 250 mije shqiptareve per ne Turqi, po ashtu jane pjesemarres te ngjarjeve te viteve 1968, 1981, 1990 e tutje. "Une i kam mbledhur personat ne fjale, te cilet prej vitit 1945, kur eshte mbajtur me 10 qershor 1945 ne Prizren, Lidhja e Dyte e Prizrenit, qe eshte vendosur qe Kosova te bashkohet me Serbine dhe prej aty kane filluar masakrat kunder popullit shqiptar ne Kosove. Nga keta njerez, te cilet te inspiruar nga lufta e tyre, atehere "liridashese", dhe keta kane bere krime kunder njerezimit ndaj popullit te vet", pati thene Nait Hasani kohe me pare. Ai ka thene per Express se pret nga EULEX-i qe te ndermarre hapa konkrete duke thene se personat e perfshire ne kete akuze duhet te denohen per veprat qe i kane bere. "I bej thirrje Prokurorise se Kosoves, EULEX-it, qe personat qe kane bere krime, e qe jane perfshire ne padi, te denohen", thote Nait Hasani. Ne listen e te paditurve te deputetit Hasani ka edhe persona qe tashme nuk jane gjalle. Per keta persona, Nait Hasani ka thene se duhet te kete nje denim moral, nderkaq ata qe jane sot ne pozita neper pushtet, duhet te deklarohen per krimet e bera dhe te japin doreheqje morale. Te gjithe keta persona te permendur ne padi akuzohen per krim kunder njerezimit dhe gjenocid. Ne padi per secilin eshte dhene edhe arsyetimi per keta persona se duhet te denohen per veprat e kryera ne kohen e ish-Jugosllavise. Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Mehmet Hoxha, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Hivzi Sylejmani, Kole Shiroka, Ymer Pula, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi- Cikulli, Veli Deva dhe Sahit Zatriqi, sipas padise, bazuar ne Kodin Penal te Kosoves, neni 117, akuzohen per vrasje, shfarosje, skllaverim, depertim ose perzenie me dhune e popullsise, burgosje ose privime te tjera te renda te lirise fizike ne kundershtim me rregullat themelore te se drejtes nderkombetare, persekutim te nje grupi ose kolektivi te identifikuar per arsye politike, kombetare etnie etj, zhdukje e detyruar e personave, krim i aparteidit etj. Hasani e ka bere kete kallezim penal ne menyre individuale, mirepo nuk e perjashton mundesine qe te kete padi te tjera nga Shoqata e te burgosurve politike dhe nga Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut.
Personat qe jane perfshire ne padine e fundit:
Hivzi Sylejmani,
Bajram Tmava,
Bajram Maraj,
Mehmet Hoxha,
Kole Shiroka,
Syrja Popovci,
Kurtesh Salihu,
Riza Sapunxhiu.
Personat qe jane paditur kohe me pare:
Fadil Hoxha,
Sinan Hasani,
Dushan Mugosha,
Ali Shukriu,
Rexhai Surroi,
Ymer Pula,
Veli Deva,
Xhevdet Hamza,
Xhavit Nimani,
Sahit Zatriqi,
Mehmet Maliqi,
Mehmet Shoshi,
Jusuf Karakushi,
Mahmut Bakalli,
Azem Vllasi,
Remzi Kolgeci,
Rrahman Morina,
Jusuf Zejnullahu,
Hashim Rexhepi,
Mete Kuci,
Mehmet Lumi,
Hasan Mehmeti,
Ibush Kllokoqi,
Nazmi Mustafa,
Xhemshit Duriqi,
Hazer Susuri,
Nike Lumezi,
Miftar Jasiqi,
Hilmi Zhitia,
Rexhep Haxhimusa dhe
Vesel Latifi.
Fakte:
Faktet te cilat jane perfshire ne kallezimin penal jane te ndryshme. Ato fillojne qe nga deshmite e botuara te atyre qe i kane mbijetuar Masakres se Tivarit ne vitin 1945, e deri te librat hulumtues te botuar vite me vone. Akuzat me te cilat keta persona ngarkohen, jane te ndryshme dhe fillojne qe nga viti 1945, shpernguljet ne Turqi, demonstratat e ndryshme, e deri te bashkepunimi i tyre ne vitet '90 me ish-regjimin serb.