Panagjyri, pjesa 2

E dëshpëruar me ambientin që më ngufaste përgjatë gjithë verës së vjetme, dikur në këtë kohë vjet e kisha shkruar një kolumne të titulluar “Panagjyri”. Nuk e di pse e kisha pasur shpresën se dikush nga komunarët do ta lexonte atë, si një letër proteste e një qytetareje të Prishtinës, që për të ndier një grimë kënaqësie se jeton këtu, do të donte ta shihte qytetin e vet, nëse assesi ndryshe, atëherë bile të pastër.
Krahasuar me vitin e shkuar, nuk do të mund të thosha se nuk ka ndryshime. Ka, dhe pavarësisht asaj se ndërrimi i pllakave të granitit të thyer ndodhi pas një kohe shumë të gjatë hezitimi, ky megjithatë ishte lajmi pozitiv i verës, duke shpresuar se pllakat do të mund ta përballonin masakrimin, të cilit u nënshtrohen nga vizitorët e shumtë që i ka, sidomos natën. Në kategorinë e lajmeve negative do të hyjë avancimi i adhuruesve dhe i praktikuesve të sportit nacional të shqiptarëve – të farave të turli-turli madhësive dhe ngjyrave. Por, të shkojmë me rend.
Ende secilën natë që nisem të kthehem në shtëpi, nuk e lë pa shqiptuar fjalën magjike “panagjyr”. Sivjet më duhet të kem pak më shumë kujdes kur të shkel nëpër pllakat e sheshit, në mos po shkel kund të zall dhe ndonjë pllakë të lënë përgjysmë të montuar, sepse ende nuk janë ndërruar të gjitha pllakat e thyera. Prej biçikletave ende duhet të ruhem, sepse vozitësit e kanë zakonin të kthejnë prapa shikimin nga një palë vithe që posa kanë kaluar pranë.... për më tepër, edhe ata tash duhet të bëjnë kujdes, ngase konkurrentë u janë bërë motorat, dhe nuk e kam fjalën për “Vespa”, por për motora, asi përnjëmend, asi që të shurdhojnë kur të kalojnë pranë. Hapat e ardhshëm ende m’i dikton një numër i pafund i fëmijëve të moshave 2 deri në 4 vjeç (kurse deputetet po na ankohen se na ka rënë nataliteti), të cilët enden kryesisht rreth drunjve, me ndonjë biçikletë a trotinet plastike përderisa prindërit ua lëshojnë nga një sy nga kafehania. Natyrisht ky lëshim syri vazhdon të përcillet me turbullimin e timpaneve të veshit, që nuk arrin dot të evoluojë: “...mo loçka momit..”, “...zemër, hajde knejna te bobi”...
Nuk e di a është pasojë e punëve ndërtimore, apo se është shtuar numri i tarracave në “shesh”, por fakti është se sivjet ka më pak qen, asi përnjëmend, që vjet “lepiteshin” për këmbë dhe i kontribuonin kontaminimit të natyrshëm të pllakave. Qentë gjysmekologjikë, ata me bateri, megjithatë nuk e kanë lëshuar frontin dhe këta kanë ecur përpara... nuk janë më të kurdisur që të sillen nëpër mushama. Tash e kanë qarkullimin të kufizuar me tepsi të madhe, “maden” u thonë në Gjakovë. Mirëpo, në raste të jashtëzakonshme, këta lihen të qarkullojnë lirshëm nëpër pllaka dhe vetëm për t’iu bërë konkurrencë produktit të ri në shesh – TA-TA-RA-TA!!!, xhipave me bateri dhe me kontroll nga distanca!!!!.
Dhe derisa tash mundohesh me hapa prej balerine t’u shmangesh edhe qenushëve, edhe xhipave, asaj që nuk mund t’i shmangësh është ende-hala-akoma, klarineta. E nëse pahiri ky instrument frymor për ndonjë arsye është në pushim të javës, aty e ke tarabukën të pashmangshme dhe një djalosh që fijen e ritmit nuk e ka, por nejse ... është në gjendje t’i mëshojë dy orë pandërprerë e që të mos lëvizë nga vendi ku i vëzhgon kalimtarët. Por, për fat të keq të tijin dhe të trios nga viti i shkuar (fizarmonika, klarineta dhe tarabuka nr. 2), konkurrencë ekstra të zhurmshme ua bëjnë manifestimet e organizuara herë nga komuna e herë nga ndonjëra ministri për “të nderuar” këtë apo atë kategori qytetarësh. Njëherë qenë fëmijët... por ata nuk patën fat se u prish moti, kështu zhurmë mund të bënin vetëm paradite. Më vonë erdhi diaspora dhe këtyre deshën t’u bënin sajgi ashtu siç dinë më së miri – me koncerte të improvizuara që zgjatën tri ditë dhe që arritën ta thyenin një rekord absolut të decibelazhit... po të vazhdonin edhe ndonjë ditë, zhurma me siguri do të mbërrinte deri në hënë. Ishte e tillë zhurma sa nuk dëgjohej as ezani i hoxhallarëve të të gjitha xhamive përreth, të cilët në ditë pa “festa”, janë absolutisht më të zëshmit, sidomos atëherë kur je në kokërr të gjumit. A ka menduar ndoshta komuna të gjejë ndonjë hapësirë alternative ku do të mblidhej masa, për shembull para ndërtesës së Qeverisë dhe ish-Shtëpisë së Mallrave... nëse për asgjë tjetër, do t’i kursenin banorët e qendrës dhe vizitorët e lokaleve nga zhurma e padurueshme edhe atëherë kur përpiqen të na sjellin një tingull më urban, siç po ndodh sonte derisa po i shkruaj këta rreshta, me “ZigZag Orkestra”.
Krahasuar me vitin e shkuar, flamujt e kombinuar kosovarë/shqiptarë tashmë janë zëvendësuar me diçka kinse më praktike dhe shumë afatshkurtra: tullumbace të kombinuara, ngjyrë të kuqe, të zezë, të kaltër dhe të verdhë. Kur i shikon nga themeli i panagjyrit, duken si duda të shartuar... E lidhja e balonave me penj në vend të “shtipalkave” kineze, duket se i ka larguar këta të fundit nga qendra e botës. Ncncncncnc, kemi mbetur pa figurinat e xhamit me dhe pa ngjyra. Kemi humbur rastin të vazhdojmë të ushtrojmë esperanton me ta.
Vjet i kishin zënë pozicionet strategjike në panagjyr dhe bënin gara kush po linte pas më shumë bërllok farash të bardha dhe të zeza. Natyrisht, bëhet fjalë për sportin nacional të mprehjes së dhëmbëve në dy kategori, siç e pata shpjeguar vjet, atë të lehtë – me fara të zeza dhe asaj të rëndë – me fara të bardha. Edhe pse nuk isha e sigurt se cila ishte e lehta e cila e rënda... s’kishte lidhje atëherë, nuk ka lidhje as tash. Duket thuajse nuk kanë lëvizur vendit që nga vjet... esenca është se pllakat e reja garant nuk do të thyhen më, sepse tash pos rërës që do të shërbejë për t’i mbushur fugat, do të shërbejnë edhe farat e mbështjella me pështymë... pa dyshim, do të jenë surrogat ideal i ngjitësit...
Mirëpo, revolucion kanë bërë ata që nuk binin në kategorinë e këtyre dy palë garuesve – konsumuesit dhe adhuruesit e farave të “larme”, produktit, i cili më duket se importohet me sasi tonelatash në ditë në Kosovë. Ky është produkti, i cili me siguri i pasuron të hyrat e Kosovës nëpërmjet doganës dhe i cili e ka bërë çirak supermarketin afër panagjyrit. është e pabesueshme sasia e lara-larave që konsumohen brenda mbase dy-tri orësh para Kinemasë ABC. Kryesisht nga fëmijët që kur u drejtohesh të përgjigjen me një “A?” ose “HA?”, varësisht prej disponimit dhe të cilët nuk e konsiderojnë natën e suksesshme, po nuk i lanë nja shtatëqind shishe plastike lëngu apo kënaçe RedBulli apo ndonjë lëngu tjetër të gazuar prapa. Sa herë kaloj andej e këndej, them me vete, shyqyr që lëvozhgat e farave dhe vetë farat nuk mbijnë nëpër granita dhe kubëza betoni, se ishim mbushur kunguj e luledielli, të cilët, sikur në filma të vizatuar, na kishin ngrënë, e mandej edhe ne ishim replikuar në luledielli dhe kunguj... S’po di, ndoshta do ta kishim më mirë.
Panagjyr na ishte vjet, panagjyr vazhdon të jetë. Mbase sivjet më shumë sesa vjet, edhe për një element: për makinën ambulante të boksit, në të cilin shqiptarët trima tregojnë se sa janë të fortë. Me këtë makinë, jam e sigurt se s‘ka kush na e kalon. Kjo definitivisht na siguron primatin e vendit që ende përpiqet të bëhet qytet e që njëkohësisht është metropol panagjyr.
To be continued...
flaka@koha.net