E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushti per Serbine

Analisti britanik, Tim Judah thote se Bernard Kouchner i ka thene Vuk Jeremicit se nuk ka anetaresim te Serbise ne BE pa njohje te pavaresise se Kosoves. Ne nje interviste per RFE, ai ka deklaruar se nuk ka ndarje te Kosoves. Judah vlereson se Serbise i nevojitet nje De Gaulle serb qe ka guxim ta pranoje humbjen e Kosoves.

Publicisti i njohur britanik, Tim Judah ka thene se Shefi i diplomacise franceze, Bernard Kouchner i ka thene Qeverise se Serbise se Beogradi para se te hyje ne Bashkimin Evropian duhet te njohe Kosoven. Ne intervisten per Seksionin ne gjuhen serbe te Radios Europa e Lire, Judah ka vleresuar se presidenti Boris Tadic ka potencial te behet De Gaulle serb, por ceshtja eshte se a ka guxim politik per kete.

Cfare prisni nga debati i shtatorit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se rreth projektrezolutes per Kosoven, te cilen e ka paraqitur Serbia?
Konsideroj se ne kete kontekst eshte e rendesishme te theksohet fakti se 22 shtete te Bashkimit Evropian, te cilat e kane njohur Kosoven gjate 1-2 viteve te fundit, kane ndjere njefare pasigurie, por pas shpalljes se opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise lidhur me deklaraten e pavaresise, ato kane fituar nje doze te dukshme te vetebesimit dhe per shkak te kesaj, Serbia duhet te jete e brengosur.
Ambasadori britanik ka thene se nuk mund te kete kthim ne negociata per statusin e Kosoves dhe per kufijte e saj, nderkaq presidenti Boris Tadic ka deklaruar se nese shqiptaret zgjedhin pavaresine, ajo duhet t'u jepet edhe serbeve te Kosoves. A nuk tingellon kjo si oferte per ndarje te Kosoves?
Po, kjo tingellon si flirt me idene e ndarjes, por kjo ide nuk eshte e re. Ajo qarkullon qe nje kohe te gjate. Mirepo, fuqite e medha jane kunder ndarjes se Kosoves dhe nuk do ta lejojne kete per arsye te njohura per te gjithe: efektet e padeshirueshme qe do te kishte ne Maqedoni dhe Bosnje. Pra, kjo nuk do te ndodhe.
Pushteti serb vazhdimisht perserit se kurre nuk do ta njohe Kosoven, por nganjehere degjohen zera te politikaneve te disa vendeve evropiane me ndikim te cilat ia terheqin verejtjen Beogradit se kur te trokase ne dyert e Brukselit, pas disa viteve, duhet ta njohe Kosoven?
Po, ka zyrtare sic eshte Shefi i diplomacise franceze, Bernard Kouchner, i cili i eshte afruar Jeremicit dhe i ka thene: "Ne fund duhet te njihni Kosoven, sepse Bashkimi Evropian nuk do te pranoje edhe nje Qipro, te faleminderit". Kete ia ka thene Kouchner para tre-kater muajve, kur ishte per vizite ne Beograd. Pra, ia ka bere te qarte pushtetit serb se ne fund jane te detyruar ta njohin Kosoven. Nuk jam i sigurt nese kjo eshte thene keshtu ne menyre te hapur, por definitivisht e di se Kouchner ka thene se Serbia, para hyrjes ne Bashkimin Evropian, duhet ta njohe Kosoven, sepse kjo me eshte thene mua nga dy burime shume te besueshme. Nese Serbia insiston se kurre nuk do te njohe Kosoven, atehere duhet ta kete ne dore nje alternative per hyrje ne BE, perkatesisht Planin B.
Nuk besoni se Beogradi e ka ate plan?
Me sa e di une, nuk e ka. I tere plani i Serbise eshte bazuar ne idene se mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, sipas skenarit me te keq, do te jete i dykuptimte dhe ne kete menyre do te ishte i mire per insistim per negociata te reja rreth statusit te Kosoves. Kjo, megjithate, nuk ndodhi. Ne projektrezoluten serbe, e cila therret per bisedime, nuk eshte fjala "status", por, ne njefare menyre strategjia e qeverise serbe perngjan me heronjte e filmave te animuar, te cilet vrapojne me gjithe forcen, por ndalen vetem kur te bien nga shkembi.
Disa njohes te rajonit sugjerojne se elita politike serbe do te duhej te vere piken ne ceshtjen e Kosoves duke mbledhur force per t'u thene qytetareve te Serbise te verteten se Kosova ka shkuar nga Serbia. A pajtoheni ju me kete?
Po, gjithsesi. Kete eshte dashur ta bejne shume me heret, por eshte e qarte se asnje politikan serb ose nuk ka besuar ne kete, ose nuk ka pasur guxim te mjaftueshem ta beje kete. Menjehere pas largimit te Miloshevicit nga pushteti, ne disa qarqe, ka ekzistuar ideja se Koshtunica e ka shansin te behet De Gaulle serb. Sic dihet, ky udheheqes francez ne fillim ka mbrojtur qendrimin e popullit francez se Algjeria duhet te mbetet pjese e Frances. Mirepo, pasi e kuptoi se ky eshte nje projekt i pamundshem, e ndryshoi qendrimin dhe e lejoi Algjerine te shkoje dhe kete ua kumtoi me guxim qytetareve te Frances. Eshte e qarte se kjo ne Serbi nuk ka ndodhur.
Nuk besoni se Tadic mund te behet De Gaulle serb?
Tadici gjithsesi ka potencial te beje dicka te ngjashme, por nuk e di a ka edhe guxim politik per kete.
A prisni qe Kryeministri i Republikes Serbe, Milorad Dodik te provoje te perfitoje nga mendimi i GJND-se per Kosoven?
Nese Dodik do te provonte shkeputjen, ky do te ishte rrezik serioz per riperteritje te konflikteve te armatosura. Nuk them qe kjo patjeter do te ndodhte, por rreziku do te ishte i madh. Se dyti, Dokik nuk do te kishte kurrfare perkrahjeje nderkombetare, keshtu qe Republika Serbe do te hynte ne izolim te plote, jo vetem ne rajon, por ne tere bashkesine nderkombetare. Nese Serbia do te provonte ta njohe, kjo perfundimisht do te ishte fundi i integrimit te saj evropian. Konsideroj terren te pershtatshem per t'u realizuar kjo orvatje.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›