E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunizmi në Lindje u rrëzua nga KGB me financimin e CIA-s

Robert Buchar

Ish-emigranti çek tregon të vërtetën e lëvizjeve demokratike

Robert Buchar: KGB dhe Andropovi që në vitet 70 filluan përgatitjen e një plani veprimesh dhe ndryshimesh.

Më jep një fëmijë për 8 vjet dhe ai do të mbetet bolshevik përjetë

Vladimir Iliç Lenin, themelues
i Partisë Bolshevike Ruse

Është dhjetor dhe ndoshta sot është dita më e ftohtë e dimrit që ka zbritur tashmë në Chikago. Megjithëse koha është me diell, temperatura e ulët diku në minus 25 e bën të vështirë ecjen në këmbë në rrugët plot akull dhe dëborë të parkut përpara Kolegjit të Kolumbias.
Chikago, qyteti i erës dhe i historive legjendare të mafies italiane, në fakt është një prej qyteteve më të bukura të Amerikës. Parqet publike janë të mbushura me vepra arti si askund tjetër dhe një numër i madh kolegjesh private e kanë qendrën në këtë qytet. Kam udhëtuar gjatë për të ardhur këtu dhe kam takuar një person, i cili sapo ka hedhur në qarkullim një libër mjaft të komentuar nga ekspertët e çështjeve sovjetike. Libri i prof. Robert Buchar, një emigrant politik i larguar nga Çekosllovakia në 1980, flet mbi prapaskenat e lëvizjeve antikomuniste të viteve 89-90 në bllokun lindor. Një libër që ka ngjallur jo vetëm kureshtje, por edhe debate të shumta.
Kush e rrëzoi komunizmin?, pyet prof. Buchar në librin e tij.  Forca e popujve të nënshtruar për vite me radhë nga brutaliteti sovjetik? Shërbimet sekrete perëndimore? Apo vetë KGB-ja sovjetike nëpërmjet një skenari gjenial të hartuar në heshtje për vite me radhë? Për të gjitha këto, prof. Robert Buchar, Kolegji i Arteve te Bukura, Kolumbia, Chikago, flet në emisionin Exclusive
Dyshimet për një rrëzim të mundshëm të ideologjisë komuniste nga vetë sovjetikët mund ta kenë fillimin e tyre në një natë të ftohtë dimri, teksa nga një aeroport i vogël në pyjet e Finlandës largohej një oficer i lartë i Shërbimit Sekret Sovjetik KGB. Anatoli Golicin arratisej për në SHBA së bashku me një sërë dokumentesh shumë të rëndësishme të marra nga arkivi sekret rus. Dokumentet që për herë të parë binin në dorën e Drejtorisë së Kundërzbulimit amerikan, do të surprizonin ata shumë pak persona, që i analizuan gjatë një procesi të gjatë konsultimi me personin që i sillte me vete. Për herë të parë amerikanët mësuan mbi ekzistencën e Drejtorisë se Disinformacionit të sapokrijuar nga KGB, e cila kishte si mision përgatitjen e një plani afatgjatë jo vetëm për manipulimin e ngjarjeve në bllokun sovjetik, por edhe për të ardhmen e saj. Informacioni i sjellë nga Golicin ishte aq futurist, saqë shumë pak persona u besuan këtyre dokumenteve, duke bërë që dezertori sovjetik dalëngadalë të shndërrohej në një çështje pa shumë interes për zbulimin amerikan. Në 1982-shin,  Golycin, tashmë qytetar amerikan, dorëzoi një analizë supersekrete pranë CIA-s, ku parashikonte se në katër vitet e ardhshme Bashkimi Sovjetik do të udhëhiqej nga një lider liberal, i cili do të sillte reforma shumë të mëdha. Sistemi sovjetik do të liberalizohet dhe ky liberalizim do të ishte spektakolar e impresiv. Roli i Partisë Komuniste dhe monopoli i saj do të shuheshin dalëngadalë, KGB do të reformohej, disidentët e brendshëm dhe të jashtëm do të lejoheshin të merrnin pjesë në qeveritë e krijuara. Klube politike do të lejohej të formoheshin, si dhe emrat e njohur të disidencës do të kishin mundësi të formonin parti politike alternative. Censura do të hiqet, lejimi i librave, filmave apo artit të ndaluar do të lejohet për publikun. Të gjitha këto nën lidershipin e njerëzve të përzgjedhur nga një program i studiuar dhe i përgatitur prej kohësh nga njëra prej drejtorive më sekrete të KGB, Direktorati D, apo Zyra e Disinformacionit.
Nga 148 çështje të parashtruara në analizën e Golicin, 139 u vërtetuan si të sakta deri në fillimin e 1990, megjithëse për një kohë të gjatë askush nga analistët seriozë të CIA-s nuk e kishte menduar se këto ngjarje do të precipitonin tamam si në një skenar filmi të shkruar nga një mjeshtër i madh i regjisurave.
Para se të nisim temën tonë, a mund të na thoni diçka për veten? Si mundët të arratiseshit nga Çekosllovakia dhe të mbërrinit këtu, në këtë Universitet të njohur në Çikago?
Në fakt, është një histori paksa e gjatë. Munda të arratisem nga Çekosllovakia në 1980 së bashku me gruan time, në Austri. Pasi qëndrova për 8 muaj si refugjat në një kamp, mu dha statusi i refugjatit politik për në Amerikë. Erdha në Amerikë në shkurt të 1981-shit dhe qëndrova në Salt Lake Siti për 8 vjet, ku punova në Televizionin CBS. Ndërkohe mu ofrua ky pozicion që kam sot në Kolegjin e Kinematografisë dhe Arteve në Kolumbia në Chikago, ku jap mësim në kinematografi. Jam këtu që prej 1990.
Si emigrant politik që ishit, çfarë ju bëri të interesoheshit mbi çështjen e rënies së komunizmit? U arratisët nga ajo botë, e latë pas atë sistem, filluat një jetë të re në Amerikë. Çfarë ju shtyu të shkonit mbrapsht dhe të ndiqnit gjurmët tuaja në atë vend?
Një pyetje shumë interesante. Në fakt mendova se nuk do të kthehesha më kurrë në vendin tim. Edhe gjatë 89-s nuk u fokusova shumë në ato që po ndodhnin atje. Nuk u interesova shumë pasi më duhet të them se 10 vite më parë, kur po përgatitesha të arratisesha, nga kontaktet e mia mësova se një ndryshim në sistem po përgatitej dhe rezultatet do të ishin jo ato që mendoja. Kështu që kur më pyetën në atë kohë se në cilën anë do të doja të isha, thashë: Jo nuk dua të përfshihem, por dua të iki prej këtej se nuk shikoj ndonjë të ardhme. Kështu që ika, por më duhet të them që nuk e prisja që të vinte kaq shpejt ky ndryshim. Kështu  që, kur lëvizja filloi, nuk është se tregova ndonjë interes të madh për

Nga levizja e dhjetorit 1990 ne Tirane

të. Në 1999-n, kur kisha një vit leje nga Universiteti, vendosa të bëj diçka. Mendova se një projekt mbi kinematografinë çeke do të ishte mjaft interesant. Kinemaja çeke kishte vdekur dhe doja të zbuloja se çfarë kishte ndodhur me ata njerëz që kisha lënë pas. Ku ishin tani dhe çfarë bënin? Vendosa dhe u ktheva në Prage, ku bëra një dokumentar. Dokumentari quhet Velvet Hangover, ku trajtoja historinë e kinematografisë çeke. Ndërkohë, tek xhiroja për këtë dokumentar zbulova se shumë gjëra që dëgjoja në Pragë, nuk përputheshin me ato që kisha dëgjuar mbi lëvizjen e 89-s. Kishte shumë gjëra të çuditshme. Kështu që vendosa të zbuloja më shumë. Ideja për të parë se çfarë fshihej pas historisë zyrtare, më intrigonte. E dija se një punë e tillë ishte shumë e vështirë, por edhe e rrezikshme. Po debatoja me veten time nëse do të doja ti hyja një pune kaq të vështirë, ku të shpenzoja gati 5 vjet të jetës sime. Kështu që diku në 2003-shin apo fillimin e 2004-s shkova në Pragë dhe u ula të bisedoja me Peter Cibulken, një disident i njohur dhe i burgosur politik. E pyeta se çfarë mendonte për idenë time, nëse përpiqesha të hulumtoja dhe ti tregoja prapaskenat e ngjarjeve të 89-s? Më tha: Po duhet ta bësh dhe, nëse ti nuk e bën, askush këtu tek ne nuk do ti tregojë këto ngjarje. Këto fjale të tij më mbetën në mendje, teksa fluturoja për në Chikago, ku isha në dilemë se çfarë të bëja, por inkurajimi i tij më bëri që ta vendosja përpara se avioni të ulej. Kës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›