E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert në Portugali dhe takim me Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk mund ta fsheh ngazëllimin e tij, apo fytyrën e tij me shkëlqim sapo shkrep një foto me pop yllin Rihanna.

Anësori i Real Madridit ka postuar këtë foto në rrjetin social facebook, së bashku me Rihannën, në prapaskenën ku ajo ka mbajtur koncertin. Ronaldo ishte pjesë e këtij koncerti, duke i treguar këngëtares nga Barbados, se është një adhurues i madh i saj.

Ajo që bie më shumë në sy tek fotoja e tij, janë sytë e tij që shkëlqenin nga ngazëllimi që kishte përkrah Rihannën. Ndërsa kjo e fundit, është në përfundim të turneut botëror ‘Diamonds’

Këngëtarja, përveçse është takuar me Cristiano Ronaldo, mund të thuhet se i ka vënë flakën skenës së koncertit të zhvilluar në Portugali. E nuk është fjala për një shprehje figurative, por duket se gjithçka ka ndodhur vërtet, në bazë të një fotoje që Rihanna ka postuar në Instagram.

Mësohet se kjo ka qenë pjesë e “show”-t të saj piroteknik, gjë që e ka ushtruar shpesh gjatë koncerteve të fundit. Prandaj nuk ka pasur vend për frikë, sepse 25-vjeçarja nga Barbados ka qenë plotësisht e sigurt dhe e parrezikuar nga zjarri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›