E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosmarrëveshje me H&M

Beyonce ka urdhëruar udhëheqësit e “H&M” që të largojnë fotografitë për reklamën e tyre, pasi sipas saj, ata përmes fotoshopit kanë dëmtuar linjat e saj trupore.

Bukuroshja kishte zbuluar se fotografitë për reklamë ishin “prekur” nga fotografët dhe ka insistuar se vetëm fotografit natyrale do të përdoren.

“Kur Beyonce zbuloi se fotot ishin edituar ,ajo u ‘çmend’”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ajo është një div e vërtetë dhe ishte nervozuar shumë kur ata nuk e kishin përfillur. Njerëzit e saj refuzuan t`ua japin fotografitë, kështu H&M ishin të detyruar të përdornin fotografitë origjinale”, shtoi ai.

Marka e njohur e veshjeve bëri të ditur kohë më parë se këngëtarja, 31 vjeçare, do të ishte fytyra e koleksionit verë 2013 dhe deri më tani ajo është paraqitur vetëm në bikini.

Zëdhënësi i H&M pranoi se ka pasur “diskutime” për fotografitë dhe konfirmoi se fotografitë e publikuara nuk ishin doktoruar.

“Ashtu si për reklamën, ka pasur diskutime edhe për fotografitë që do të shfrytëzoheshin. Tani, edhe ne edhe ajo jemi të kënaqura me rezultatin përfundimtar”,

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›