Koncert për nder të 4 korrikut në sheshin “Nëna Terezë”

Komuna e Prishtinës së bashku me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, me rastin e ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, ka organizuar një koncert modest në sheshin “Nëna Terezë”.
Koncerti u hap me fjalimin e të parës së vendit, presidentës Atiftete Jahjaga e cila edhe njëherë faleminderoi popullin amerikan për kontributin që i kanë dhënë Kosovës. Gjithashtu fjalën e mori edhe ambasdorja amerikane Tracey Ann Jacobson, e cila përshendeti të gjithë të pranishmit në gjuhën shqipe.
Koncerti ka mbledhur qindra qytetarë, në të cilin do të marrin pjesë shumë artist nga mbarë trojet shqiptare./Indeksonline/