E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert tek Teatri i Operas per femijet e policeve te vrare

“Christmas matine”, koncerti koral dhe solistik, që u shfaq paraditen e sotme në TKOB, mblodhi së bashku fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, për të festuar në prag Krishtlindjesh.

Solistët Erlind Zeraliu dhe Irida Dragoti, interpetuan arie nga vepra të njohura botërore të autorëve si Mozart, Gruber, Pierpont, Tosti, Adams, etj. Gjithashtu, nuk munguan as interpetimi i këngës “himn” për Krishtlindje “We wish you a Merry Christmas” nga Kori i Fëmijëve të Liceut Artistik. Dirigjent i Korit ishte Valmir Xoxa, ndërsa koncertmaestër Etrita Ibrahimi.

Në fund të koncertit për fëmijët u shpërndanë ndihma si dhuratë për festën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›