E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset ne Tirane me arme zjarri oficeri i policise rrugore

Një polic i qarkullimit rrugor është plagosur me armë zjarri nga persona ende të panjohur rreth ores 17 e 30 tek zona e 21 Dhjetorit në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake nga burimet në vendgjarje mësohet se efektivi i policisë rrugore i plagosur eshte Naim Hyska dhe është qëlluar me nje plumb në kokë.

Efektivi i policise rrugore Hyska është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia nuk ka ende të dhëna për autorin ose autorët e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes nëse kemi të bëjmë me një plagosje për shkak të detyrës.

Plagosja e policit ndodhi në zonën ku banon edhe efektivi i policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›