Koncerte në tetë qytete kroate

Këngëtari i ri Mark Marku, që u bë i njohur nga shfaqja televizive “Kroacia kërkon yllin”, po punon për lansimin e singlit të tij të dytë. Shkurti i viti 2013 pritet të jetë muaji kur ylli prizrenas do të lansojë këngën e tij të re.
E me singlin e tij të parë, “Da si htjela”, që u realizua në saje të mbështetjes së Tony Cetinskit dhe bashkëshortes së tij, Ivana Nobilo-Cetniski, që është menaxherja e këngëtarit nga Prizreni, ai ka prekur majat e suksesit, shkruan KD. Me këtë këngë Marku është ngjitur në toplistat e radiove kroate.
Dhjetori i vitit 2012 do të kujtohet si një periudhë e veçantë nga këngëtari i ri prizrenas, Mark Marku. Talenti nga Prizreni, muajin e kaluar ka pushtuar të gjitha sallat e koncerteve të këtij shteti duke përcjellë këngëtarin e mirënjohur kroat, Tony Cetinski. Marku është paraqitur si mysafir special në koncertet e Cetinskit në Split, Rijekë, Zarë, Varazhdin, Osijek, Bjelovar, Karlovc dhe në Zagreb. /Indeksonline/