E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncerti festiv në Emerald

Koncerti festiv i Vitit të Ri, i Filharmonisë së Kosovës, u mbajt të hënën mbrëma, me fillim nga ora 20. Koncerti u mbajt në Sallën Beethoven, në Hotelin Emerald, në Prishtinë.

Në koncert u interpretuan arie të popullarizuara nga literatura operistike, të kompozitorëve Verdi, Pucinni, Massnet etj, por edhe muzikë nga filmat "James Bond", "Stars Wars" dhe "Pirates of the Caribbean".

Me interpretimet e tyre para publikut u prezantuan sopranot Jeta Çitaku dhe Besa Llugiqi, mexosopranoja Flaka Goranci, baritoni Adhurim Grezda, dhe tenorët Riad Ymeri e Luan Durmishi. Dirigjent i orkestrës së Filarmonisë së Kosovës, ishte Desar Sylejmani.

Ishte ky koncerti i parë me pagesë i muzikës klasike. Të gjithë ata që deshën të ndiqnin nga afër interpretimet, për hyrje paguan nga pesë euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›