Paditen nga Louis Vuitton

Producentët e filmit “The Hangover ll”, përballen me edhe një padi. Pas ‘vjedhjes’ së tatuazhit dhe idesë për skenarë, shtëpia e modës Loius Vuitton ka ngre padi ndaj tyre për shkak se në film është përdorur një çantë fals e tyre, e jo prodhimi origjinal i këtij brendi.
Padia është ngre më 22 dhjetor, në Gjykatën Federale në New York, ndërsa pronarët e brendit të njohur theksojnë se “Louis Vuitton fals” mund të krijojë një konfuzion të madh mes blerësve të tyre, dhe se kompanisë në këtë mënyrë i është shkaktuar një dëm i madh, sepse i është cenuar respekti.
Po ashtu, pronarët e Louis Vuitton kërkojnë edhe prerjen e skenës nga filmi, në të cilën aktori thotë: “Ruajuni pak se kjo është një Louis Vuitton”, por edhe që kompanisë t’i jepet një pjesë e filmit të filmit, si pjesë e dëmshpërblimit.
Për producentët e filmit kjo është vetëm edhe një padi e radhës, sepse para Luois Vuitton shtëpia Warner Bross u padit “për vjedhje tatuazhi”, “për vjedhje skenari”...