Shitet çmimi Oscar për 861 mijë dollarë

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shitur një Oscar me shifrën stratosferike të 861 mijë dollarëve.
Kjo është statuja që ka marrë Orson Welles në vitin 1941 për skenarin më të mirë për filmin “Citizen Kane”. Ky çmim ishte zhdukur për t’u rishfaqur sërish në vitin 1994, kur një burrë po tentonte ta shiste.
Çmimi Oscar është blerë nga një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, por sipas BBC-së oferta e tij ka mundur edhe atë të magjistarit të famshëm David Copperfield.
Që nga viti 1950 fituesit e çmimeve Academy Awards firmosin një kontratë në të cilën angazhohen që nuk do ta shesin çmimin e tyre.