Koncerti jubilar “Jordan Misja”, ndërthurje brezash
TIRANË- Shkolla Artistike “Jordan Misja” ka festuar mbrëmjen e djeshme 65-vjetorin e themelimit të saj, në një koncert jubilar i konceptuar si një ndërthurje brezash.
Në skenën e Teatrit Kombëtare të Operas dhe Baletit, studentët e rinj të kësaj shkolle, si dhe artistë të tjerë që kanë dalë nga bankat e saj, interpretuan në një program me këngë klasike të kompozitorëve të huaj, nën udhëheqjen artistike të nëndrejtoreshës së kësaj shkolle, Klodi Zheji.
Koncerti u prezantua nga një ish-nxënës i kësaj shkolle, Ardit Gjebrea, ndërkohë që pjesë e programit ishin interpretimet e Anila Krajës, Fatma Spahiut, Diana Ziut, Shpëtim Kushta, Nora Çashku, Eno Koço, etj
(el.me/atsh/BalkanWeb)