E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, shembet fasada e një pallati, banorët në panik

PUKË- Shembet fasada anësore e një pallati katër katësh në qendër të qytetit të Pukës, duke rrezikuar banorët e tij. E gjithë skena ka tronditur banorët e pallatit që fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se apartamentet e pallatit në brendësi nuk kanë pësuar asnjë të carë apo prishje, por nga ana tjetër pallati mbetet vetëm me një tek tullë.

Forca të shumta të emergjencës si dhe kreu i bashkisë së Pukës kanë mbërritur në ndihmë të banorëve dhe për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar një tragjedi të mundshme.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›