E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncerti tradicional i Krishtlindjes ne Shkoder

Atmosfera e Krishtlindjes ka nisur të ndjehet në Shkodër. Dritat shumë ngjyrëshe kanë pushtuar qytetin.

Meditim për këtë ditë të rëndësishme të Kishes Katolike dhe të mbarë njerëzimit e quan Dom Gjovalin Sukaj Famullitar i Shkodrës koncertin e Kshnellave të organizuar në Kishen Katedrale.

Këngët e Krishtlindjeve tradicionale për këtë periudhë janë pjesë e koncertit por nuk mungon edhe muzika që sjell atmosferen e 100 vjetorit të pavarësisë.

Kori “ Prenk Jakova” dhe kori “ Nënë Tereza” si dhe formacioni “Classic Sound’s” sollen atmosferen e Krishlindjes në vigjilje të saj me muziken kishtare dhe këngët e kësaj nate në pritje të ardhjes së Jezus Krishitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›