Koncesionet, Bode: Ulet korrupsioni, Brace: Po rripni qytetarët
TIRANË- Kuvendi nisi punimet e seancës së sotme plenare me debate teksa po diskutohej e projektligjit "Për dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të mjeteve në doganat shqiptare".
Diskutimi për këtë pr/ligj ngjalli reagimin e deputetëve të Partisë Socialiste të cilët folën për një tjetër monopol, që sipas tyre qeveria e lë në dorë të privatit, që do rrjepë popullin. “Po rripni qytetarët e republikës gjatë këtyre viteve dhe me vendimin e sotëm edhe për 15 vitet që do vijnë. Kjo praktikë duhet të marrë fund, atdhe të 5 biznesmenëve privatë nuk mund të ketë, duhet të jetë publik, nëse nuk e bëni ju do e bëjmë ne”- tha deputeti Erjon Brace.
Në kundërpërgjigje, ministri i Financave Ridvan Bode tha se edhe Rama ka deklaruar se do të jepte me koncesion menaxhimin e doganave të Shqipërisë. Ky koncesion sipas tij, mundëson një shërbim më cilësor me pagesë më të pakët.
“Koncesionimi është zgjidhja më efikase. Rilindësi juaj Rama deklaroi publikisht se do jepte me koncesion menaxhimin e doganave të Shqipërisë, kjo që po bëjmë ne është pjesa më thelbësore”, tha Bode
Sipas tij, “Deklarimet fiskale on line, ulin korrupsionin. Kjo është t’i kthesh atdheut pasuritë që i takojnë, t'ja heqesh nga duar trafikantëve”, shtoi ai.
BRACE: TË MOS TAKSOHET DHURIMI I TOKËS, BODE: TAKSA MBI KORRUPSIONIN
Ora 11:55- Debate në sallë ka ngjallur edhe diskutimi për pr/ligjin e tatimit mbi të ardhurat. Deputeti i PS-së Erjon Brace ka kërkuar të mos taksohet dhurimi i tokës, ndërsa për ministrin Bode të mos e taksosh do të thotë të pastrosh paratë.
“Po nguteni për nevoja elektorale, nuk po zgjidhni problemin e pronësisë mbi tokën. Të mos taksohet dhurimi i tokës”, tha Brace.
Ndërsa Bode u shpreh se, “Kjo është taksë mbi korrupsionin, duhet taksuar. Edhe dhurimi duhet taksuar, pasi dhurimi pa taksa është pastrim parash”, tha ai.
Ministri Bode ngriti më tej akuza për një kandidat të PS. Duke iu drejtuar Bodes ai shtoi se, “Ti shiko dosjen e kolegëve që e ke vënë në krye të listës, janë pasuruar me transaksione tokash”.
DEKRETET E PRESIDENTIT NE REND TE DITES
Ora 11:25- Krahas shqyrtimit të një numër pr/ligjesh ekonomike dhe në fushën e drejtësisë, pikë e rëndësishme e rendit të ditës së Kuvendit është dhe votimi i dekreteve të Presidentit të Republikës, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
(m.a/BalkanWeb)