E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, Këshilli Bashkiak miraton për herë të dytë buxhetin e vitit 2013

KORCE - Përplasja e radhës Bashki- Prefekturë në qytetin e Korçës, ka çuar për rivotim buxhetin e vitit 2013. Shkak për votimin e buxhetit për herë të dytë është bërë kthimi i tij nga ana e Prefektit, Andrea Mano, nën argumentin e shkeljes së ligjit në përcaktimin e pagave të vendorëve por edhe në përcaktimin e kuotës që duhet derdhur në Këshillin e Qarkut.

Edhe pse kthimi mbrapsht i buxhetit të Bashkisë së Korçës duket si një taktikë e përvitshme e institucionit të Prefektit, të majtët nuk kanë marrë parasysh vërejtjet e tij, duke i konsideruar si politike, ndërsa e kanë miratuar sërish vetëm me votat e tyre buxhetin e vitit 2013.

Sakaq më herët është bërë edhe konfigurimi i Këshillit Bashkiak të Korçës pas largimit të dy anëtarëve të LSI-së nga grupi i të djathtëve, konkretisht Jorida Nëmaçka dhe Gurie Gollobërda.

Me lëvizjet e katër anëtarëve të grupit të djathtë në dy mbledhjet e fundit të këtij Këshilli Bashkiak, numri i këshilltarëve të djathë është tkurrur në 12, ndërsa ai i këshilltarëve të majtë ka shkuar në 23 anëtarë.

(er.nu/e.skenderasi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›