E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi energjinë e kishës, zbulohet pas 3 vjet abuzimi

Gazeta Shqip

Korçë

Mitropolia e Shenjte e KorcesSelia e Mitropolisë së Shenjtë në Korçë, dhe në veçanti një institucion bamirësie i saj, prej një kohe të gjatë kanë rënë pre e vjedhjes. Këtë herë nuk bëhet fjalë për grabitje në vlera monetare të arkave të kishave apo sendeve me vlerë, por të një dëmi financiar nga vjedhja e energjisë elektrike. Prej afro 3 vitesh, një lidhje e paligjshme, e kryer nga një banor i qytetit të Korçës, i cili ka banesën e tij pranë selisë së mitropolisë, ka vjedhur energjinë elektrike që furnizon mensën e të varfërve në varësi të mitropolisë. Këtë e bëri të ditur një prej priftërinjve të mitropolisë, i cili nëpërmjet deklarimit të tij për mediat, jo vetëm denoncoi këtë akt të turpshëm, por i bëri apel policisë, që abuzues të tillë të arrestohen e më pas të ndëshkohen rreptësisht sipas ligjit. Sipas atë Mihalit, që dha deklaratën e tij, vjedhja e energjisë është kryer prej një periudhe trevjeçare. Dyshimet kanë lindur nga faturat e kripura që vinin në mitropoli dhe për këtë janë kërkuar verifikime si të matësve apo edhe të linjave elektrike. Sipas të dhënave, faturat nga kjo vjedhje e energjisë arrinin një vlerë deri në 600 mijë lekë dhe për këtë, kisha ka këmbëngulur disa herë që të zbulohet shkelja, sepse vetëm furnizimi i mensës së të varfërve nuk mund të arrinte në një konsum të tillë. Pas kontrolleve edhe të specialistëve, është arritur që të zbulohet ky rast vjedhjeje dhe është sinjalizuar policia, e cila ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë personin që ka abuzuar për një kohë të gjatë me energjinë elektrike të kishës, i cili është një 51-vjeçar, banor i lagjes nr. 2 në qytetin e Korçës.

Vodhi energjinë e kishës, zbulohet pas 3 vjet abuzimi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›