E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet e HEC-eve, Berisha: Jetike! Stili mafioz nuk i anulon dot

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot se dhënia e ndërtimit të HEC-eve me koncension është një praktikë jetike në shërbim të vendit dhe cdo zë kundër tyre është trillim. Berisha tha se sot në mbledhjen e qeverisë do të miratohet vendimi për koncesionet elektronike.

“Ne ishim vendi i parë në planet që kaloi në 100 % prokurime elektronike, ne do të bëhemi vendi i parë me koncensione 100 % elektronike. Ky vendim dhe instalimi i kësaj praktike bënë të mundur futjen e rrezes së diellit në cdo qelizë të procesit të koncensionit. Përbën suksesin në historikun e këtij procesi, pas miratimit të ligjit të ri për koncensionet. Koncensionet janë një proces i suksesshëm në energjetikë. Deri tani kemi firmosur kontrata për ndërtimin e 320 hidrocentraleve”.

“Aty ku e kanë vendin shpifjet dhe trillimet përpjekjet e stilit më mafioz për të bërë presion mbi fituesin, mbi fituesin e këtyre koncensioneve duke përbaltur një proces të ndershëm ishin kryekëput shprehje të interesave të pandershme të grupeve dhe të vetëcaktuara të akuzave që u faktuan që të gjitha pa asnjë përjashtim. Të pabaza ishin akuzat pa përjashtim”. 

Ne kete pike, kreu i qeverise theksoi se me të tilla praktika kundër vendit asnjë subjekt nuk vjen dot në pushtet. 

“Natyrisht pasi doli se ato ishin trillime, nga sirtarët u nxuar qëndrimi i ri qe ishte anullimi i tyre. Me këto praktika, sa të derdhin ujë lumenjtë në det, ata që dalin kundër vendit të tyre nuk vijnë kurrë në pushtet. Se të deklarosh se do anullosh ndërtimin e 320 hidrocentraleve, do të thotë të mbledhësh të gjitha fuqitë negative të natyrës dhe t’i derdhësh kundër vendit tënd për të shteruar një proces jetik në të cilin asetet shndërrohen në vlera”.

Kryeministri theksoi se dhënia e ndërtimit të HEC-eve me koncension me procedura dixhitale perben një standart që cilëson qeverinë shqiptare si transparente.

“Pra tani bëhet hapi i dytë i madh, kalohet në procedurë dixchitale, elektronike, ku në faqen e agjencisë elektronike do mund të lexohen të gjithë fituesit dhe kushtet në të cilat kanë fituar. Kjo përben gjithashtu një hap shumë të madh, në përpjekjen tonë për të konsoliduar në këtë vend, partneritetin për një qeveri të hapur”. 

Duke folur mbi Raportin e Open Knowledge Foundation, i cili arrin në përfundimin se Shqipëria renditet e treta nga 100 vende të OGP-së për të dhëna transparente të koorporatave vendase, duke mbetur pas vetëm Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës çeke, Kryeministri Berisha theksoi se, “Shqipëria këto ditë ka realizuar një nga rezultatet më të shkëlqyera. Vendin e tretë për transparencën e të dhënave, duke lënë prapa të gjitha vendet e kësaj nisme”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qeveria ndalon çdo artikull pa kod doganor, edhe nëse përfshihet në listën e gjelbër VIDEO: Berisha në mbledhje qeverie

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›