Tryeza e PS, Rama: Plani Kombëtar, domosdoshmëri jetike
TIRANE- Kryesocalisti Edi Rama e nisi fjalën e tij në tryezën e PS-së për planifikimin urban me situatën ekonomike në Shqipëri, duke e vënë theksin tek raporti i fundit i FMN-së për rritjen ekonomike. Sipas Ramës, shifrat e publikuara nga FMN faktojnë se parashikimet e qeverisë nuk kanë qënë konform realitetit.
“FMN deklaroi se rritja ekonomike në vitin 2012 është 0.5%. Shqipëria po hyn në projeksionin e parashikuar prej nesh më pak se 2 vite më parë, të një kurbe në rënie. Sot ekonomia shqiptare ka ngecur, sepse modeli i zgjedhur është një model pa larg pamësi, është modeli i shfrytëzimit të burimeve dhe potencialeve të vendit në mënyrë barbare, duke mos menduar për të nesërmen.”- u shpreh Rama.
Kryesocialisti ngriti shqetësimin se ende nuk ka një plan të përgjithshëm kombëtar për zhvillimin në vend. Ai theksoi se “me instrumentet që kemi sot në dispozicion është shumë i vështirë realizimi i një plani zhvillimi kombëtar, por kjo do të bëhet e mundur brenda 2 viteve të mandatit socialist.”
“Mungesa e planit të përgjithshëm kombëtar është një boshllëk i qëllimshëm për të zhvilluar operacione me kosto të lartë për vendin dhe me përfitime të mëdha për ata që i ekzaurojnë ato operacione.”- deklaroi Rama.
Shalsi: Territori po degradon, duhet plan i Zhvillimit Kombëtar
Eduart Shalsi, kreu i grupit të punës për planifikimin urban, një nga cështjet e trajtuara sot në tryetë, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një marrëdhënie të re me mjedisin. Sipas tij, “Shqipëria ka territor të degraduar, lumenj e pyje të prerë në mënyrë barbare”, tha ai ndërsa nënvizoi se programi i “Rilindjes Shqiptare” i jep zgjidhje problemeve urbane e atyre të mjedisit.
Sipas Shalsit, Shqipëria sot është vend i paradokseve, për të cilën thuhet se ka rritje ekonomike, e nga ana tjetër nuk ka vende pune.
"Shqipëria në 100 vjetorin e saj si shtet nuk ka ende një plan Kombëtar Zhvillimi”, tha Shalsi ndërsa u shpreh se “PS ofron një model të ri territorial, një transformim të tij”.
Ai shtoi se ky plan do ketë si qëllim interesat e shqiptarëve dhe jo interesat e ngushta të politikës.
(vijon)