Topalli takon homologun japonez: Rrisim bashkëpunimin
JAPONI- Në vijim të vizitës së saj zyrtare në Japoni, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në një takim nga homologu i saj, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Takahiro Yokomichi.
Në takim u vu theksi në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitje të investimeve në fusha ku ka interes reciprok si turizmi, sektori i minierave dhe ai energjetik.
Një tjetër takim i rëndësishëm i Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ishte edhe ai me Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, Kenji Hirata, ku u diskutua mbi gjetjen e termave konkretë të bashkëpunimit, jo vetëm parlamentar por në të gjitha fushat.
Kryeparlamentarja Topalli u prit në një takim edhe nga Zv/Ministri Parlamentar i Ministrisë se Jashtme të Japonisë, Takujiro Hamada.
Kryetarja e Kuvendit konsideroi vizitën si një mundësi për t'i hapur rrugë bashkëpunimit parlamentar midis Shqipërisë dhe Japonisë.
(ma.ar/BalkanWeb)