Koncesionet energjike, Naco: Nuk tolerojmë parregullsi
TIRANE- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naco paralajmëron kompanitë që kanë koncesione në energjetikë dhe nuk kanë kryer deri më tani asnjë investim. Duke pranuar se shumë kompani që kanë fituar koncensione, kanë luajtur rolin e sekseit duke i shitur ato te palët e treta, kreu i energjetikës deklaroi se kjo situatë nuk do të tolerohet më.
“Sikurse kam shprehur gadishmërinë e plotë për të qënë avokat i kompanive koncesionare në raport me pushtetin lokal, në përshpejtimin e procedurave, në lehtësimin e burokracive apo marrjen e lejeve për të filluar nga punimet, ashtu edhe nuk mund të rri duarkryq në rastin e një kompanie që ka marrë koncesionin në vitin 2007 dhe akoma nuk ka bërë regjistrimin në QKR, apo të ndonjë koncesionari tjetër, që kontrata parashikonte rritjen e kapaciteteve instaluese, ndërkohë që nga ana e tij deri tani nuk është bërë asnjë investim edhe pse ka disa vite që e shfrytëzon. Ne nuk mund të tolerojmë që këto investime dhe projekte me rëndësi kombëtare të mbeten peng i disa kompanive fantazëm, sic po na rezultojnë në disa raste, të cilët janë kthyer në sekserë në dyert e kësaj ministrie, për të shitur kontratën koncesionare në dhjetëra, apo qindra mijëra euro. Do të ishte e patolerueshme për ekonominë shqiptare që nga rreth 98 koncesione të marra vitet e fundit, disa prej tyre 10 apo 15 të mbeten vetëm në letër, në një kohë kur janë me dhjetëra kompani serioze, vendase dhe të huaja, sic janë edhe kompanitë që janë sot prezente këtu, që janë gati të investojnë kapitalet e tyre për të përfunduar këto projekte, duke shtuar kapacitetet gjeneruese energjitike në vend”, tha Naco
Ministri i Energjetikës, Naco ka bërë të ditur gjithashtu, se qeveria do të shfrytëzojë për ndërtimin e hidrocentraleve edhe kaskdat e lumenjve Vjosë dhe Osum, dhe lumit Drin i Zi, ku projekti më i rëndësishëm është HEC-i i Skavicës. Nga të dhënat rezulton se biznesi vendas dhe i huaj ka lidhur kontrata për ndërtimin e rreth 280 hidrocentraleve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, si dhe ndërtimin e rreth 12 parqeve me erë për prodhimin e eneregjisë elektrike.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)