Wolfarth-Topalli: Bashkëpunim për reformën zgjedhore
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Eugen Wollfarth.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime për situatën dhe zhvillimet e pritshme në parlament, për axhendën parlamentare dhe reformat në kuadër të procesit të integrimit, si dhe për bashkëpunimin e Kuvendit me misionin e OSBE-së.
Kryetarja e Kuvendit informojë kreun e prezencës së OSBE-së, për ofertën e bërë nga mazhoranca për sa i përket ndërmarrjes së nismave për reformën e ardhshme zgjedhore, bazuar në rekomandimet e OSBE-së, ashtu sikundër për sa i përket bashkëpunimit mazhorancë-opozitë për të votuar në Kuvend ligjet që kanë shumicë të cilësuar.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)