E Diel, 1 Nëntor 2026

P/ligji për transplantet, Shehu: Komisioni nuk e ka kthyer

TIRANË- Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë, nëpërmjet zv.kryetarit Tritan Shehu, ka reaguar ndaj disa lajmeve për kthim të projektligjit të transplaneteve.

"Komisioni jo vetëm që nuk e ka kthyer projektligjin per transplantet, por përkundrazi e ka vlerësuar atë si një risi për legjislacionin shëndetësor shqiptar dhe përafrimin e tij me direktivat e Komunitetit Europian",- thuhet ne reagimin

Shehu ka bërë me dije se Komisioni i Shëndetësisë do të vazhdojë të shqyrtojë pojektlifjin për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në vend, ditën e hënë, ndërkohë që ka vlerësuar se ligji rrit standartet dhe sigurinë në sitemin shëndetësor.

"Ligji është një domosdoshmëri për përparimin e mëtejshëm të fushës së transplantimit dhe rritjen e standardeve të cilësisë dhe sigurisë në sistemin tonë shëndetësor",- thekson Shehu.

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka miratuar projektligjin në parim, ndërsa pritet shqyrtimi dhe miratimi i tij nen për nen në mbledhjen e ardhshme. Ky projektligj do të shqyrtohet në seancë plenare ditën e enjte, më datë 21 korrik 2011.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›