E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD ankimon në Kolegj konstituimin e Këshillit Bashkiak

TIRANË- Paria Demokratike ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një ankimim për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në ankimimin e saj PD kërkon shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak për Tiranën në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga KQZ.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk arriti të miratojë dot ndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi nuk u arrit kuorumi me 5 vota për shkak se socialistët në KQZ nuk votuan. Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 55 këshilltarë.

Zgjedhjet e 8 majit nxorrën fitues 28 këshilltarë nga "Aleanca për Qytetarin", dhe 27 këshilltarë nga "Aleanca për të Ardhmen".
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›