Koncesioni i rrugeve ekspertet Nje projekt eficent

Mirëmbajtja e rrugëve nga ana e një koncensionari privat, konsiderohet nga ekspertët e ekonomisë si një projekt efiçent. Sipas tyre, dhënia me koncesion e rrugëve strategjike do të ndikojë në menaxhimin e duhur të tyre, duke u mbështetur edhe në praktikat botërore.
Suzana Guxholli, këshilltare e Kryeministrit për Ekonominë e konsideroi këtë një nismë të rëndësishme të qeverisë. Sipas saj qeveria qeveria ka krijuar asete me vlerë të madhe, por që do të nisin ët jepen me koncesion. “” Do nisim privatizimin e aksit Durrës-Kukës, pasi në këtë mënyrë operohet në gjithë botën”, tha Guxholli.
Sipas saj qeveria ka bërë mjaft investime për rrugët dhe me privatizimin e mirëmbajtjes së tyre do të bëhet pagesë për të mirëmbajtur infrastrukturën. Sipas saj pagesa për rrugën do jetë simbolike.
Një projekt i tillë është mbështetur edhe nga përfaqësues të opozitës. Andis Harasani, anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe deputet i Partisë Socialiste shprehet se një projekt i tillë duhet të ishte realizuar më parë. Harasani kërkoi bërjen transparente të kontratës me koncensionarin, që sipas tij është lidhur paraprakisht me IFC-në.
Disa ditë më parë, kryeministri Berisha deklaroi në mbledhje qeverie, se rrugët strategjike do të jepen me koncesion dhe theksuar se do të ketë një angazhim nga ana e ekzekutivit për realizimin e këtij projekti brenda këtij viti.