E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ nis shqyrtimin e ankesave per Tiranen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis shqyrtimin e ankesave për Tiranën.

Partia Socialiste kërkoi pezullimin e ankimimeve që po shqyrton KQZ, në pritje të vendimit të datës 3 të Kolegjit Zgjedhor për ankimin e saj për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së të datës 23.

Ky vendim i hapi rrugë shpalljes së tabelës përmbledhëse të rezultatit te njësisë 5, KZAZ-ja 49, si dhe të tabelës përmbledhëse për Bashkinë e Tiranës, pasi u bë vlerësimi dhe numërimi i votave për kryetar bashkie, gjendur në kuti të tjera.

PS ankimoi në Kolegj këtë vendim dhe në KQZ dy tabelat e rezultateve, për shqyrtimin e të cilave këtë të hënë kërkoi pezullim.

Por përfaqësuesit e demokratëve thanë se bëhet fjale për vendime të ndryshme dhe se sipas tyre PS po kërkon bllokimin e procesit.

Votimi 4 me 3 i hapi rrugë shqyrtimit të ankesave.

Më pas, palët vijuan me parashtrimin e argumenteve për kërkesat e tyre ankimore.

Ndërsa socialistët kërkojnë pavlefshmërinë e tabelave të rezultateve, demokratët kërkojnë përfshirjen në to pas rivlerësimit edhe të votave të kontestuara.

Janë 403 vota të tilla në 26 kuti votimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›