E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali lozonjar pushton Prishtinën për së dyti

“Lojë për të gjithë,” festivali më i madh për fëmijë në Kosovë, po rikthehet me një javë plot me punëtori, performanca dhe ngjarje për të gjithë fëmijët e Kosovës. Nga Alfred Beka më 30 maj 2011 në ora 11:55

Java e Fëmijëve hapet zyrtarisht sot (e hënë) në orën 17:30. Fëmijët pjesëmarrës do të përshëndeten në ceremoninë e hapjes nga Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Memli Krasniqi, Drejtoresha e SOS Fshatrat e Fëmijëve Nezahat Salihu dhe një përfaqësues i Komunës së Prishtinës.

Përveç punëtorive origjinale dhe edukative, një përzgjedhje tërheqëse me performues nga e gjithë bota do të zbavitin fëmijë dhe të rritur gjatë Javës së Fëmijëve.

Metroccolis, një dyshe performuesish e famshme nga Gjermania do të performojnë numrat e tyre unike të pantomimave dhe robotëve. Me një përvojë 15 vjeçare, ata do të ofrojnë art jo-verbal, një shfaqe të gjatë teatrale, instalacione në ambient të hapur dhe skeçe të shumta pantomime.

Dyshja do t’i mbajnë kostumet dhe skenën në minimum dhe do të përqendrohen në thelbin e pantomimës, aftësive trupore dhe teknikave të tyre.

Në Prishtinë, po vjen edhe Komandanti i Hapësirës Hotch Chmarzinski (ose David Cassel) bërës i budallallëqeve dhe mbrojtës i të zakonshmes, dhe Kampion i Befasisë.

Ai do të paraqesë aftësitë e tij mbinjerëzore, do të themelojë një akademi për stërvitjen e superheronjve (për të dhënë një shembull të mirë) dhe, në një finale origjinale, që të lë pa frymë, do t’i tregojë publikut se mund të fluturojë. Performancat e tij janë esenca e thjeshtësisë elegante me akrobaci, magji, ekuilibër, kërcime, gjeometri dhe një markë të veçantë të bashkëveprimit me publikun.

Davidi ka udhëtuar në rrymën e kohës duke shfaqur idetë dhe shfaqjet e tij të ndryshme para qytetarëve të më shumë se 35 vendeve në mbarë botën. Ai është fituesi i shumë çmimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe Performuesi Evropian i Vitit në Ambient të Hapur në Rotterdam Straatfestival, Holandë.

Lista e Festivalit me artiste unikë dhe mahnitës vazhdon dhe plotësohet me 11 performues të tjerë nga Shqipëria, Bullgaria, vende të tjera nga regjioni, edhe më tej.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›