Kondicioneri i shpëton jetën fëmijës

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 19:30
Një 3-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, pasi ra nga kati i tetë i një pallati dhe është ndalur në kondicionerin e katit të shtatë.
Ngjarja ka ndodhur në Pekin. Fëmija ka qenë vetëm në shtëpi dhe ka dalë në dritare.
Prej andej është rrëzuar në parvaz dhe ka rënë deri në katin e shtatë, ku është penguar nga hekurat që mbanin kondicionerin.
Fqinjët thanë se ishin tmerruar nga britmat e fëmijës që kërkonte ndihmë.
Fillimisht u njoftua policia, por kur e panë se po vonohej, ata vendosën ta merrnin vet situatën në dorë.
Ndërkohë që thirrjet janë dëgjuar deri në katin e parë.
Dy të rinj që punoni në një dyqan janë ngjitur në apartament dhe janë kapur jashtë ballkonit, deri sa e kanë marrë fëmijën.