E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregullore e re në UT, studentët që shkelin rregullat penalizohen nga dekanati

Mbështetur në Ligjin nr. 9741, datë 21/05/2007 Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë dhe Statutin e Universitetit të Tiranës, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar ditën djeshme rregulloren e re. Kjo Rregullore ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë mësimore-shkencore dhe administrative të UT në përputhje me objektivat dhe misionin ligjor të saj.

Kushtetuta, Kodi i Punës, Kodi i Procedurave Administrative, Ligji për Arsimin e Lartë, aktet nënligjore të dala në zbatim të tij dhe Statuti i UT janë baza kryesore juridike e kësaj Rregulloreje. Një pikë e rregullores së re është edhe penalizimi nga rektorati për çdo student që shkel rregullat. Në këtë kontekst çdo student duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të shkollës nga ana e tij, dëmin material që ai mund të ketë bërë, i cili sipas rregullores zhdëmtohet në masën që e gjykon dekanati/drejtoria. Po ashtu çdo student duhet të plotësojë me përpikëri edhe aktet e tjera ligjore e nënligjore dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë efekte në veprimtarinë e UT, në kuadrin e kësaj Rregulloreje. Rregullorja shtrin efektet e saj në të gjitha strukturat, organet dhe autoritetet drejtuese, njësitë përbërëse, personelin akademik, personelin joakademik dhe studentët, si dhe çdo personi tjetër fizik apo juridik që vepron në objektet apo territorin e U.T. Rregullorja e UT disiplinon edhe marrëdhëniet e organeve dhe autoriteteve drejtuese të UT me njësitë përbërëse. Marrëdhëniet me të tretët dhe veprimtaria e tyre në territorin e UT, bazohen në aktet ligjore e nënligjore përkatëse ose marrëveshjet e lidhura por duke iu referuar dispozitave të kësaj Rregulloreje, përveç kur me ligj parashikohet shprehimisht  ndryshe. Rregulloret e brendshme të njësive përbërëse kryesore rregullojnë marrëdhëniet e këtyre njësive me njësitë bazë dhe me njësitë e tjera përbërëse të tyre. Njësitë përbërëse kanë rregullore të veçanta me efekte brenda tyre, miratuar nga organi drejtues. Të përfitojë bursë studimi brenda ose jashtë shtetit, kur plotëson kushtet e përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, të Senatit e në marrëveshjet ndërshtetërore ose ndëruniversitare. Të organizohet në shoqata të ndryshme jo politike, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore përkatëse. Të strehohet në konviktet e Universitetit, nëse nuk ka mundësi tjetër strehimi. Të shprehë opinionin e tij për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të Universitetit.

Last Updated on E Hene, 19 Prill 2010 21:02

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›