E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Maliqit protestojnë për ujë të pijshëm

Një pjese e fshatit nuk furnizohet me ujë edhe pse është bërë një investim i pjesshëm në rrjet ndërkohë që sipas banorëve për shkak se pusetat janë të hapura uji që vjen në pjesën tjetër të familjeve është i ndotur dhe i papërdorshëm për konsum. Gjatë muajve të dimrit banorët

e zonës kanë përdorur për konsum ujin e shiut dhe dëborën e shkrirë. Por me ndërrimin e stinëve ata thonë se do ta kenë të papërballueshme jetesën në mungesë të ujit.
Banorët e lagjes Qesarakë në Maliq kanë protestuar për mungesën e investimeve për sigurimin e ujit të pijshëm, kanalizimin e ujërave të zeza dhe infrastrukturës. Të mbledhur në qendër të lagjes ku banojnë, ata thonë se po përdorin ujë të ndotur për të pirë. Protestës së këtyre banorëve i është bashkuar dhe vetë kreu i Bashkisë së Maliqit, sipas të cilit projekti për investime ka mbetur i ngrirë për shkak të fondeve. Ka disa vite që ne e kemi dorëzuar projektin në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve. Është miratuar projekt preventivi dhe kërkohet financimi. Këta njerëz po sensibilizojnë organet qendrore për të bërë një financim sa më të shpejtë pasi gjendja është vërtet alarmante, shpjegon kreu i bashkisë, Gezim Topçiu. I vetmi burim uji i konsumueshëm është një burim natyror, por për të arritur deri aty banorët duhet të udhëtojnë disa minuta. Përkeqësimi i motit e vështirëson më tepër gjendjen për shkak të rrugës së dëmtuar të cilën këta banorë duhet ta përshkojnë përditë.

Last Updated on E Hene, 19 Prill 2010 21:04

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›