Tiranë, krijohet Akademia e Politikave Rinore për Liderat e Rinj
Tiranë- Akademia e Politikave Rinore për Liderat e Rinj u hap dje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Kjo akademi do të ofrojë kurse formimi profesional, njohuri mbi institucionet dhe politikat administrative, politik-bërëse dhe politik-zbatuese, nderthurje e metodave të edukimit formal me atë jo formal, formim akademik si dhe formim praktik . Pjesë e Akademisë mund të bëhen të gjithë ato persona që janë pjesë e organizatave rinore, si dhe punonjës, studjues të politikave për të rinjtë.
Ndërkohë shpresa, përfaqësimi, liria dhe përgjegjësia e fituar në demokraci e të rinjve ishin kryefjala e konferencës dhe ekspozitës Studentët nga Lëvizja për Demokraci dhe Vullnetarizmi rinorë i realizuar nga Ministria e Turizmit Rinisë dhe Sportëve (MTKRS) në Ditën Kombëtare të Rinisë.
Në të cilën u prezantua edhe Akademia e Politikave Rinore për Liderat e Rinj. Qellimi i së cilës është nxitja e pjesëmarrjes demokratike të të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Të pranishëm në aktivitet ishin ministi i MTKRTS-së, Aldo Bumçi, Shefi i Sektorit Politik, Delegacioni i BE në Shqipëri, Clive Rubord , zv/ministrja e arsimit dhe shkencës Nora Malaj, Mesila Dode deputete e PD-së, anëtar i
Bordit të AMSHC-së Altin Goxhaj etj.
Në fjalën e tij ministri i MTKRT-së, Aldo Bumçi u shpreh se gjithçka ka ndodhur në Shqipëri në këto 20 vite është mbresëlënëse. Duke shtuar se kjo është një arritje e politikës dhe e gjithë qytetarëve të vendit.
Më tej ministri Bumçi shtoi se të rinjtë në vendin tonë janë të mbipërfaqësuar, duke nënvizuar faktin se sipas tij ne jemi shoqëri e hapur që u kemi dhënë mundësi të rinjve. Të rinjtë shtoi Bumçi zënë një vend të rëndësishëm në të gjitha sferat e jetës.
Nga ana e tij Clive Rubord theksoi se sot rinia shqiptare është më e lirë se 20 vite më parë.
Jam i lumtur dhe i privilegjuar që marr pjesë në këtë ditë të vecantë dhe të rëndësishme për Shqipërinë. Ai tha se kontributi i të rinjve është shumë i rëndësishëm në një shoqëri, dhe rinia shqiptare sot ka liri më të madhe se 21 vjet më parë- deklaroi Rubord.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes: