Konferenca "1 OKB", Pollo: Diskutoi çështje globale

“Fryma e Tiranës” ishte një sukses i patjetërsueshëm, ku tashmë Shqipëria nga një vend ndihmues është kthyer në një kontribues serioz idesh dhe politikash për rajonin dhe mbarë globin. Kështu deklaroi Ministri i Inovacionit, Genc Pollo pas përmbylljes së Konferencës së Pestë Ndërqeveritare për Reformën "Një OKB"e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Tiranë.
Sipas Pollos, Shqipëria në këtë Konferencë e shtriu kontributin e saj përtej kufinjve të vendit, ndërsa vlerësoi marrëveshjen e arritur, një apel i qartë ky për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Z. Ban Ki-moon, që të iniciojë procesin e reformës faktike në të gjitha agjencitë e kësaj organizate.
Ministri për Inovacionin dhe TIK ,Genc Pollo u shpreh gjithashtu se OKB synon që përmes një angazhimi të brendshëm të maksimizohet përfitimi, dhe deklarata e Tiranës dha një apel të qartë për të shkuar në zyrtarizimin e hapave konkretë.