E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, bashkia zero investime për turizmin

30-06-2012 / Gazeta 55

Në këtë periudhë të sezonit ka një mungesë interesi të pushuesve

Ditët e nxehta të verës për shumë qytetarë e kanë emrin pushime në qytetin bregdetar të Sarandës. Por paralel me mundësitë e natyrës janë cilësia e shërbimit dhe çmimet ato që i bëjnë të rikthehen apo jo. Qyteti i Sarandës edhe pse njihet ndër qytetet më të preferuara për turizmin familjar në këtë periudhe ka një mungesë interesi të pushuesve pavarësisht temperaturave të nxehta dhe pastërtisë së ujërave të detit Jon. Pushuesit e parë të ardhur nga shtete europiane po përballen me zgjerimin e plazheve por jo cilësinë e rërës. Në breg ka zhavorr, dhe mungesë të infrastrukturës publike. Për shërbimet personale pushuesit duhet ti drejtohen vetëm lokaleve paralel me vijën e plazhit.
Të dhënat në portin e qytetit tregojnë se në 10 ditët më të fundit të muajit qershor kanë hyrë dhe dalë në Shqipëri përmes këtij porti 7 mijë e 300 shtetas, ku të huajt përbëjnë pjesen me te madhe te tyre.
Në mbledhjen më të fundit të këshillit bashkiak këshilltarët kërkuan nga bashkiakët të përshpejtojnë investimet në plazhet publike, të cilat janë miratuar nga këshilltarët që në muajin shkurt, ndërsa nga bashkiakët u premtua përfundim të punimeve në plazhe deri në 12 korrik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›