E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konferenca Antikorrupsion, Ibrahimaj: Dixhitalizimi parandalon fenomenin! Balluku: 9 kompani të interesuara për ndërtimin e parqeve eolike

Konferenca Antikorrupsion e cila vijon punimet për të tretën ditë radhazi është fokusuar në dixhitalizimin e shërbimeve dhe bashkëpunim më të mirë të sektorit privat me qeverinë për të luftuar këtë fenomen.

Ministrja e Ekonomisë,  Delina Ibrahimaj tha se shërbimet online të ofrohen edhe në qeverisjen vendore, pasi dixhitalizimi dhe zhvillimi i sistemeve parandalojnë korrupsionin, ulin evazionin dhe reduktojnë informalitetin. Ajo vlerësoi edhe procesin e fiskalizimit që përmbyllet në fund të qershorit, si një element kyç në luftën kundër korrupsionit, evazionit dhe uljen e informalitetit”

“Sektori provat bashkë me qeverinë të punojnë së basku, që kjo dukuri të eliminohet nga vendi jonë. Kemi fuqizuar mekanizmat e kontrollit nëpërmjet digjitalizimit duke rritur transparencën dhe bashkëpunimin e bizneset dhe individët. Fiskalizimi është një ndër hapat kundër korrupsionit që përmbyllet si proces në fund të qershorit. Automatizimi i mbledhjes së të dhënave, ka nisur që prej 2015-ës dhe dua që automatizmin ta shtrihet edhe në sistemet vendore. Përdorimi i mjeteve teknologjike për të rritur besueshmërinë e institucionit, ndërtimi i sistemeve automatike në gjendje për të shkëmbyer informacion në kohë reale me vendet e tjera, për të reduktuar evazionin, dixhitalizimi i shërbimeve në masë janë disa masa për të luftuar korrupsionin. Rruga që kemi është e gjatë, por mendoj se kemi bërë shumë gjatë 8 viteve. E ardhmja është që digjitalizimi të hyjë dhe në sistemet vendore”, tha Ibrahimaj.

Edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se është bërë progres në luftën e korrupsionit edhe pse ka ende shumë punë për të bërë. Balluku tha se 9 kompani të fuqishme në botë kanë shprehu interes për ndërtimin e parqeve eolike në Shqipëri, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të nis edhe faza e parë.

“Lufta kundër korrupsionit një ndër synimet tona të qeverisë. Duke njohur progresin që kemi bërë, motivohemi për të bërë më tej. Korrupsioni fenomen që ekziston kudo. Ka edhe në SHBA, edhe në Gjermani. Çështja është se në cilat nivele shtrihet dhe cilat shtresa prek. Pas 32 vitesh ne nuk mund ta quajmë më veten në tranzicion. Është një vend që çdo qytetar mund të jetojë si në çdo vend të botës. Shqipëria ka çdo gjë që ofrojnë tregjet botërore. Sot vijnë dhe investojnë kompani të mëdha.  Korrupsioni ishte arsyeja e vetme e frenimit të investimeve në këtë vend.Një eksperiencë e re, shumë e suksesshme po vazhdon dhe po ndodh në këto momente me tenderin e ndërtimit të impianteve të erës. Një ankand i dytë, pasi atij të impianteve fotovoltaike, impiantet e erës. Në datën 9 qershor, skuadra ime e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me prezencën e skuadrës së BERZH, kanë hapur fazën e parë të shprehjes së interesit për sa i përket këtij ankandi për ndërtimin e parqeve 100 megavat në Republikën e Shqipërisë. Deri më tani janë 9 pjesëmarrës, të cilët janë nga kompanitë më të mëdha evropiane. Nga Verbundi austriak, tek Total francez, të cilët kanë shprehur interes për të marrë pjesë në fazën e dytë dhe për të pasur pas një viti një fitues edhe në këtë fushë”, tha Balluku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›