E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Haxhinasto Shqiperia gati te plotesoje nevojat e NATO-s

LONDER- Shqiperia si vend anetar i NATO-s eshte e gatshme qe te ofroje portet dhe aeroportet si dhe hapesiren ajrore dhe ato detare per nevojat e veprimeve ushtarake te Aleances apo per qellime humanitare qe kane te bejne me situaten dhe zhvillimet ne Libi Keshtu u shpreh zevendeskryeministri njeheresh ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto I cili mori pjese sot ne Konferencen per Libine qe u mbajt ne Londer.

Ne fjalen e tij Haxhinasto theksoi se Shqiperia i bashkohet komunitetit nderkombetar ne vendosmerine per te zbatuar Rezolutat e Keshillit te Sigurimit te OKB-se mbi Libine.
Me tej ai vleresoi marrjen e komandes se operacioneve ushtarake nga ana e NATO-s.

Konferenca mbi Libine konfirmoi angazhimin e plote te vendeve pjesemarrese per sovranitetin pavaresine integritetin territorial dhe unitetin kombetar te Libise si dhe miratoi krijimin e Grupit te Kontaktit si struktura nderkombetare qe do merret me koordinimin e politikave mbi Libine.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›