E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet një shtetas i kërkuar

Gjatë së shtunës, policia arrestoi shtetasin Vladimir Sokoli, 33 vjeç, lindur e banues në lagjen “Perash” të qytetit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autor i ngjarjes së ndodhur me datë 31.10.2011, rreth orës 09.00, në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit verior, ku ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Gj. M.

Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur, në fshatin Hot i Ri, Komuna Rrethina Shkodër, në sajë të një operacioni të organizuar, pasditen e datës së djeshme, nga forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Sa më sipër u kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Vladimir Sokoli, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale « Vrasjes me dashje e mbetur në tentative » dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-11 10:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›