E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve: Kuvendi nis punën të hënën

TIRANE- Konferenca e kryetarëve të Parlamentit është mbledhur sot paradite për të diskutuar mbi kalendarin tre javor të punimeve të sesionit parlamentar që do të nisë javën e ardhshme. NEWS24 informon se mbledhja ka nisur me dyer të mbyllura rreth orës 10.30 minuta dhe ka zgjatur rreth një orë. Në mbledhje ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi si dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Lefter Koka.

Në përfundim të mbledhjes së konferencës nuk është dalë me një njoftim për shtyp, ndërsa zëdhënësi i Kuvendit informoi se seanca parlamentare do të zhvillohet të hënën pasdite.

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, PS do të kërkonte përfshirjen në kalendarin e punimeve tre javore të ngritjes sa më shpejt të komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve. Nga ana e saj Partia Demokratike do kërkonte përfshirjen e pr/ligjeve që kanë mbetur pezull për shkak të votave të opozitës, e cila vazhdon të bojkotojë votimin e parlamentit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›