E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Kryetareve seanca e pare parlamentare per 2013 te henen

Legjislativi shqiptar do të mblidhet pasditen e të hënës në seancën e parë parlamentare për vitin 2013. Ky vendim u mor sot në Konferencën e Kryetarëve, mbledhje e cila përcaktoi që të hënën në orën 17:00 deputetët do të zhvillojnë takimin e parë në Kuvend, për të diskutuar për kalendarin tre javor të punimeve parlamentare.
Përveç çështjeve të rendit të ditës, seancat parlamentare do të vijojnë të kenë të përfshira dhe tre ligjet kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat, në pritje të konsensusit mes palëve.
Ndërkohë që gjatë ditës së nesërm Komisioni parlamentar i Ligjeve do të mblidhet për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit, Bujar Nishani, për kreun e ri të ILDKP-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›