Konferenca e Manastirit, Prishtina konfirmon mospjesëmarrjen
Prishtina konfirmon mospjesëmarrjen në konfererencën rajonale të Manastirit, organizuar nga Ministria maqedonase e Mbrojtjes.
Ministria e Forcës së Sigurisë la të kuptohet se kjo nuk do të ndryshojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në të ardhmen pritet që Kosovës t'i hapet rruga për të qenë pjesë e takimeve të tilla rajonale.
Më i ashpër tregohet aktivisti Behxhet Shala, i cili thotë se MFS ka bërë kërkesë në NATO që të jetë prezente në këto takime, fillimisht si vëzhguese dhe më pas të marrë statusin tjetër.