Obama: Unë përgjegjësi për katastrofën e mjedisit
Presidenti amerikan Barack Obama mori përsipër përgjegjësinë përfundimtare për katastrofën e mjedisit në Gjirin e Meksikës. Megjithatë ai do të kërkojë që dëmet të paguhen nga koncerni energjetik britanik, BP, tha Obama gjatë vizitës së tij të dytë në shtetin federal të Luizianës. Në fund megjithatë është ai që bart përgjegjësinë për zgjidhjen e krizës. Njëkohësisht presidenti tërhoqi vërejtjen, se duke marrë parasysh përmasat e dëmeve të shkaktuara bëhet fjalë për një "projekt afatgjatë". Prandaj Obama urdhëroi trefishimin e forcave shpëtimtare përgjatë brigjeve të prekura në Gjirin e Meksikës.