Konferenca e PR ne Paskuqan
100 vjetori i Pavarësisë shërbeu si një moment reflektimi për përgjegjesitë kombëtare të politikës shqiptare. Kështu u shpreh kryetari i PR Fatmir Mediu në konferencën e degës së Paskuqanit ku pikë të parë renditi vendosjen e interesit kombëtar mbi atë partiak. Sipas kryerepublikanit Mediu politika duhet t’i japë mundësinë cdo individi, sidomos të rinjve që të bëhen pjesë e saj. Gjithashtu kryetari i PR-së u ndal edhe në çështjen kombëtare duke e cilësuar rrezik banalizimin e saj në një frymë ultranacionaliste. Në fjalën e tij, zoti Mediu theksoi edhe një herë gatishmërinë e BE për të na hapur dyert, si përplasjen me murin bllokues të vendosur nga PS me anë të mos votimit të tre ligjeve të kërkuara nga ndërkombëtarët.