E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patenta e re unike ne BE

Që nga 19 janari patenta do të jetë e njëjtë në të gjitha vendet anëtare të BE...
Patenta e re që do të lëshohet në BE do të jetë e tipit “kartë krediti”  me përbërje plastike.
Kjo patentë do të zëvendësojë në vijimësi më shumë se 100 modele të ndryshme që ndodhen aktualisht në xhepat e më shumë se 300 milionë shoferëve në të gjithë BE.
Patenta e re është pjesë integruese e një pakete të gjerë masash  të marra nga BE me qëllim rritjen e lirisë së qarkullimit, luftën ndaj mashtrimeve si dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.
“Patentat e guidës false përbëjnë një licencë për vrasje, për këtë kemi nevojë për një patentë sa më të thjeshtë për tu lexuar dhe kuptuar si dhe shumë më të vështirë për tu falsifikuar”, tha komisioneri për transportin në BE, Siim Kallas.
Patenta  e re përfshin një numër karakteristikash të sigurisë për të shmangur falsifikimet dhe është mbështetur nga një sistem i këmbimit të të dhënave që lehtëson shkëmbimin e informacionit midis shteteve anëtare.
Patentat ekzistuese do të zëvendësohen plotësisht deri në 2033.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›