E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Sigal, vlerësimet e kryeministrit

Tiranë, 23 tetor NOA Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në Konferencën Rajonale të Uniqa Group Austria.

Konferenca u organizua nga Sigal Uniqa Group Austria, zyrtarë të saj si dhe përfaqësues të shoqërive të sigurimeve në rajon dhe ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik.

 Së pari, dua tju përshëndes që zgjodhët Shqipërinë për zhvillimin e kësaj konference rajonale, si një besim të madhe për vendin tim dhe unë e konsideroj një privilegj të madh. Ju zgjodhët Shqipërinë, sepse Shqipëria është shndërruar në një histori suksesi.

Që kur nisët aktivitetin tuaj dhe deri më tani, ju udhëhiqni tregun sigurimeve në vend.  Tregu i sigurimeve, pikë së pari, është besim dhe asgjë nuk është më i çmuar, sesa besimi tha Berisha gjatë fjalimit të tij. 

Kryeministri Berisha u shpreh para të pranishmëve se Qeveria Shqiptare do marrë të gjitha masat në përmirësimin e legjislacionit, në funksion të tregut të sigurimeve.

Unë dua tju siguroj se qeveria do të vazhdojë të mbështesë tregun e sigurimeve.

Ne po përmirësojmë legjislacionin.

Ne po hapim hapësira të  reja, jemi gjithnjë e më shumë për sigurimin e jetës në disa sektorë ku risku  është i lartë si sektori i ndërtimit, transporti, minierat.

Ne po punojmë për të gjetur stimuj fiskalë për ata, të cilët sigurojnë jetën apo për pensionin e tyre. Fondi privat i pensioneve, në të ardhmen e afërme, do të jetë një nga aktivitetet më të rëndësishme të kompanive në tregun e sigurimeve.

Brenda një kohë të shkurtër, një progres real është bërë në përmirësimin e legjislacionit, por mbetet ende për të bërë tha Berisha.

Kryeministri Berisha në fjalën e tij, gjithashtu inkurajoi kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve në Shqipëri, që të kthehen në investitorë të fuqishëm në fusha të ndryshme, duke i siguruar se përmirësimi i klimës së biznesit në Shqipëri është një përparësi e qeverisë.

k.k/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›