Cilësia e karburanteve, Prifti shkarkon kreun e IQT-së

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti ka shkarkuar sot drejtorin e Inspektoratit Qendror Teknik, Ilir Kurti, teksa ka hedhur kritika të ashpra ndaj këtij institucioni, që merret me kontrollin e karburantëve në vend
Duke kërkuar reforma të thella në këtë drejtim, Prifti ka lënë një afat tre mujor për të ndryshuar gjendjen në këtë inspektorat.
"Ka abuzime në tregun e karburantëve. Situata aktuale ka kosto pë konsumatorët", theksoi ministri Prifti. Ai shtoi se cilësia e karburantëve në treg është e dobët, duke akuzuar subjektet private të tregtimit të karburantëve se ambuzojnë me lëndën djegëse të makinave.. Më tej, Prifti ka akuzuar inspektorët e IQT-së, si bashkëpunëtorë me tregtarët ambulantë.